Sot Gruevski duhet të mbyllet në qelinë e burgut
Pëlqej
Sipas aktit të referimit nga Gjykata Penale, Nikolla Gruevski sot duhet të paraqitet në burgun e Shutkës për ta mbajtur dënimin me dy vite burg, i cili iu shqiptua në rastinTank”.

Në Gjykatën Penale që dje kanë filluar të arrijnë ankesat personale, nga i gjithë ekipi i avokatëve të Gruevskit për vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve, i cili refuzoi t’ia shtyjë mbajtjen e dënimit. Sot në adresë të gjykatës duhet të arrijë edhe ankesa personale e Gruevskit, pas të cilës do të fillojë të rrjedhë afati prej tre ditësh ku Këshilli Penal do të duhet të vendosë se a do t’ia shtyjë mbajtjen e dënimit ose do ta drejtojë të shkojë në Burgun e Shutkës.

Me dorëzimin e ankesës automatikisht shtyhet mbajtja e dënimit dhe atë në varësi të kohës së nevojshme që këshilli penal ta sjellë vendimin, por që kufizohet në tre ditë.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastinTank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.
Shtuar më 08/11/2018, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori