Sot, Fyle vjen në Ohër
Udhëton drejt Maqedonisë vetëm që të jetë prezent në takimin formal të ministrave të jashtëm që mbahet sot në Ohër, eurokomisioneri për Zgjerim Stefan Fyle.

Për shkak të axhendës së tij të ngjeshur është i detyruar që të kthehet sërish në Bruksel, duke mos qëndruar më gjatë se takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të SEECP.

Sipas zëdhënësit të tij Peter Stano, Fyle do të jetë në Ohër më 31 maj ku do t'u drejtohet shefave prezent të diplomacive të shteteve nga Evropa Juglindore bashkëpunim të ngushtë në mundësimin që shtetet tjera nga rajoni t'i bashkangjiten BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori