Autoritetet presin sot të mësojnë të vërtetën për shkakun e vdekjes së shtetasit britanik dy ditë më parë. Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi ishte prekur nga sëmundja e Ebolës. Rezultatet përfundimtare pritet të mbërrijnë sot nga Gjermania.
Mostrat janë dërguar në një laborator prestigjioz gjerman dhe pritet rezultati i tyre për të konfirmuar nëse ka
Ebola apo jo në
Maqedoni.
Britaniku kishte hyrë në vend më 2 tetor, dhe kishte qëndruar në një
hotel në qendrën tregtare
Mavrovasja në Shkup, i shoqëruar nga një partner i tij i biznesit.
Partneri i tij vazhdon të jetë i izoluar dhe se ai ka thënë se nuk kishin udhëtuar në vendet afrikane ku është përhapur virusi vdekjeprurës. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2014,
ora 13:37