Sot dorëzohen emrat e ministrave të rinj
Sot kryeministri Zaev pritet t’i dorëzojë në Kuvend propozimet për ministrat e rinj.

Emrat mbetet anonim. Nga Qeveria nuk tregojnë nëse në mesin e tyre ka edhe zëvendësministra, por shtojnë se pas propozimeve të kryeministrit në ligjvënës, emrat do të bëhen të ditur për opinionin.

Në mesin emrave të cilët do të përfshihen nga rikonstruimi janë emri i ministrit të Ekologjisë, Sadulla Duraku i cili do të emërohet në ministrinë e re për Sistem Politik. Në vendin e tij do të vijë Naser Nuredini.

Me këto propozime, nga BDI thonë se kanë mbyllur kapitullin e rikonstruimit të ministrave. Alternativa e Afrim Gashit jo zyrtarisht mësohet se kanë kundërshtuar ndërrimin e resorit me Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Pushteti Lokal mbetet në lojë edhe si propozim që t’i jepet Partisë Liberal Demokrate, ndërsa Ministria pa resor për përmirësimin e klimës për bizneset e brendshme pritet t’i kalojë njërës nga partitë rome.

Kohë më parë, vetë kreu i RDK-së, kishte përgënjeshtruar informacionet për këmbim të Pushtetit Lokal duke theksuar se subjekti i tij nuk është përfshirë në negociatat e rikonstruimit.

Nga radhët e LSDM-së, ministër i ri pritet në Bujqësi, ndërsa mësohet edhe për ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski dhe një ministri pa resor. Qeveria e re pritet të votohet në fillim të javës së ardhshme.
Shtuar më 21/06/2019, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori