Sot do të shpallet vendimi gjyqësor për Mijallkovin, Thaçin dhe të tjerët
Në Gjykatën Penale në Shkup, sot do të shpallet vendimi gjyqësor për rastin “Titanik 2”, në të cilin të akuzuar janë ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Në fjalët përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai, ka kërkuar vendim dënues për të gjithë të akuzuarit, ndërkaq pala mbrojtëse ka kërkuar vendim për t’u liruar nga akuza.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete akuzohet për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.
Shtuar më 08/03/2019, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori