Sot dëgjohen dëshmitarët e fundit për dhunën në Kuvend
Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, sot vazhdon në Gjykatën Penale me dëgjimin e pesë dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Bogdan Ilievski “Betmen”.

Sipas njoftimeve nga kryetarja e Këshillit gjyqësor, pritet që sot të mbarojë dëgjimi i dëshmitarëve, nesër Prokuroria të vazhdojë me dëshmitë shtesë, dhe javën e ardhshme të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre të fillojnë më fjalët e tyre përfundimtare.

Ndryshe, për ngjarjetKuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.

Në mesin e të akuzuarve janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim kuvendar, artistë. Ata ara Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën por se nuk ndihen fajtorë.
Shtuar më 13/12/2018, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori