Në moshën 87-vjeç, ndërron jetë legjenda e rrokut

Në moshën 87-vjeçare interpretuesi legjendar amerikan Jerry Lee Lewis ka ndërruar jetë. I mbijetuari i fundit i një brezi interpretuesish novator që përfshinte Elvis Presley, Chuck Berry dhe Little Richard, Lewis vdiq në shtëpinë e tij në Memphis.

Lajmin e bëri të ditur përfaqësuesi i tij, Zach Farnum përmes një njoftimi.

Jerry është bërë i njohur për këto himne të drejtuara me piano “Great Balls of Fire” dhe “Whole Lotta Shakin’ Goin On”.

Ai ishte gjithashtu i njohur për skandale dhe polemika në jetën e tij private pasi u martua me një vajzë adoleshente në vitet 1950.

Gjatë dekadave në vijim, Leëis luftoi me abuzimin me drogën dhe alkoolin, mosmarrëveshjet ligjore dhe sëmundjet fizike.


Shtuar 28.10.2022 20:16