E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Sot bëhet një vit nga sulmi në Kuvend ndaj Selës
Në njëvjetorin e ngjarjes së përgjakshme që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e tentativë vrasjes ndaj liderit të Aleancës së Shqiptareve, Ziadin Sela.

Në seancën e sotme do të shikohen fotografi dhe video të momentit kur është sulmuar Sela me 27 prill të vitit të kaluar. Ato janë pjesë të aktakuzës.

Për tentim vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar akuzohen Kire dhe Ceko Gjorgjievski, Oliver Oshakovski, Sasha Senkov, Nikolla Dimitrevski, Aleksandar Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Të gjithë të akuzuarit, në seancat paraprake nuk e kanë pranuar fajin.

Tentativë vrasja ndaj Ziadin Selës është një ndër katër rastet e 27 prill që ka arritur në gjykatë. Vitin e kaluar në maj dënim me kusht për pjesëmarrje në turmë kanë marrë nëntë persona. Në tetor të vitit të kaluar dënim është sjellë edhe për Pançe Angellov, njeriu i cili e ka tërhequr për flokë deputeten e atëhershme dhe tani ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Ai e pranoi fajin dhe gjykata e dënoi me katër vite burg.

Mes të akuzuarve në këtë rast janë edhe ish-ministri i Punëve ë Brendshme, Mitko Çavkov, pesë deputetët Johan Tarçullovski, Kërse Mukoski, Luben Arnaudov, Sasho Vasillevski dhe Lupço Dimovski.
Shtuar më 27/04/2018, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori