Sot bëhen dy vjet nga përmbytja e Shkupit
Shkupi sot shënon dy vjet nga moti i keq që shkaktoi përmbytje, në të cilat e humbën jetën 22 persona. Pasdite më 6 gusht të vitit 2016">2016, rajoni i Shkupit është goditur prej reshjeve të vërshueshme të shiut dhe erës së fuqishme.

Personat të cilët e humbën jetën ishin nga rajonet e fshatrave Hasanbeg, Stajkovc, Smillkovcë dhe Haraçinë.

Me këtë rast, nën moton “Të mos harrohet dhe asnjëherë të mos përsëritet”, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, sonte në sheshin në Stajkovc do t’u ndajë më shumë se 200 mirënjohje institucioneve, ndërmarrjeve publike, firmave, shoqatave, qytetarëve dhe vullnetarëve të cilët kanë ndihmuar gjatë përmbytjeve.

“Ditën kur mbushen dy vjet nga përmbytjet katastrofale në Stajkovc dhe rrethinë për të gjithë pjesëmarrësve të cilët kanë kontribuuar në cilëndo mënyrë për ballafaqimin me përmbytjet në mënyrë simbolike për herë të parë duam t’u japim mirënjohje për ndihmën dhe sakrificën e tyre”, kumtuan nga Komuna.

Gjatë 24 orëve më 6 gushtin e vitit 2016">2016 në Shkup kanë rënë 92,9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima.

Moti i lig dhe vërshimet e ujit kanë shkaktuar rrëzim të drunjve, ndërsa shtëpitë kanë mbetur pa energji elektrike. Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit.

Qytetarët nga mbarë vendi të koordinuar nga Kryqi i Kuq, Shtabi i krizës dhe institucionet kompetente në ditët në vijim janë solidarizuar për grumbullimin e ndihmës më të domosdoshme për të pësuarit. Tetë gushti i vitit 2016">2016 është shpallur Ditë zie në Republikën e Maqedonisë.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në raportet për motin e lig informoi se në Zajçev Rid – stacionin kryesor meteorologjik në Shkup, është shënuar intensitet rekord për reshje pesëorëshe të shiut prej 84,5 milimetra.
Shtuar më 06/08/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori