Sot Ahmeti takohet Mickoskin
Politika aktuale dhe gjendja ekonomike e Maqedonisë, reformat, çështja e emrit dhe marrëdhëniet mes opozitës dhe pushtetit, do të jenë disa nga temat e takimit të sotëm të parë zyrtar mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe Mickoskit.

Politika aktuale dhe gjendja ekonomike e Maqedonisë, reformat, çështja e emrit dhe marrëdhëniet mes opozitës dhe pushtetit, do të jenë disa nga temat e takimit të sotëm të parë zyrtar mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski dje tha se pret që takimi me Ahmetin të jetë i suksesshëm.

Ai gjithashtu ka thënë se partia e tij ka fakte për shumë çështje për përmirësimin e jetës së qytetarëve, të cilat do t’i prezantojë në takim.

Në takim pritet të bisedohet edhe për ligjin e gjuhëve, për të cilin zyrtarë nga BDI-ja kanë deklaruar se çështja me marrë fund, ndërsa opozita maqedonase nuk e ka ndërmend ta pranojë të njëjtin.


Shtuar më 03/03/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori