Sot afati përfundimtar për paraqitjen e ankesave për zgjedhjet lokale
Pëlqej
Sonte në mesnatë është afati përfundimtar për paraqitjen e ankesava dhe padive në lidhje me zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e diel.

"Numri i saktë ku votimet kanë përfunduar në rrethin e parë, mund t’i shpallim pas përfundimit të procedurës për ankesat dhe paditë eventuale. Bartësit e listës kanë të drejtë për mbrojtje gjyqësore, gjegjësist të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative", tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Procesi zgjedhor në rrethin e parë ka përfunduar në 45 komuna dhe në Bashkinë e Shkupi, ndërsa në 35 tjera do të ketë balotazh. /albeu.com/


Shtuar më 17/10/2017, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori