Buqetë gjigante me trëndafila blu, Stresi surprizon Berishën për ditëlindje (VIDEO)

Reperi Stresi, ose Arkimed Lushaj është fansi më i zjarrtë i Sali Berishës dhe këtë e vë në dukje sa herë t’i jepet mundësia.

Edhe sot në 77-vjetorin e Berishës nuk mund të mungonte një gjest si ky nga reperi i cili sapo është kthyer në Shqipëri pas muajsh që ndodhej në arrati.

Reperi ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video ku mban në dorë një buqetë me trëndafila blu që janë pikërisht për Berishën.

“Statistikat Trregojne Qe Ne Muajin Tetor Kan Lindur Lideret Me Te Medhenj Te Botes, Gezuar Ditelindjen Dr.Profesor Sali Berisha”, shkruan Stresi.

Rikujtojmë se babai i Stresit, Sali Lushaj është ish-truproja personale e ish-kryeministrit Berisha dhe vazhdon të jetë një ndër mbështetësit e tij më të mëdhenj duke e shoqëruar atë në cdo aktivitet. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 15.10.2021 11:26