Soros: Unë nuk marr pjesë në shkatërrimin e Maqedonisë
Miliarderi i njohur hungarez dhe sponzor i Fondacioneve shoqëri të hapura, George Soros, sot në debat për integrimin e romëve në Bruksel, u shpreh se ai nuk merr pjesë në shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë.

Ai theksoi se politikën e Shoqërisë së tij të hapur në Maqedoni e udhëheq bordi drejtues i fondacionit që është përbërë nga qytetarët e Maqedonisë.

‘Nuk kam përgjigje, nuk jam përkushtuar në shkatërrimin e vendit dhe nuk e di sesi të përgjigjem, përveç se ta injoroj këtë’, theksoi George Soros.
Shtuar më 09/06/2016, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori