Piter
Sorensen,
ambasadori i Bashkimit europian mund të lërë Maqedoninë për të shkuar në Bosnje-Hercegovinë si përfaqësues special ii BE-së atje. Lajmi bëhet i ditur nga gazetat boshnjake ku e përditshmja “Dnevni Avaz” shkruan se
diplomati danez që para disa muajve filloi
misionin e ambasadorit në Maqedoni, mund të emërohet në
misionin e ri në Bosnjë, ndërsa ndër emrat e tjerë përmenden edhe
diplomati gjerman Joakim Riker dhe
ambasadori britanik në Egjipt, Dominik Askuit.
Shërbimet diplomatike pranë BE nuk dinë se cili diplomat do të nisë
misionin në Sarajevë.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Ketrin Eshton pritet të shpallë kandidatin e zgjedhur, por deri tani Brukseli nuk ka konfirmuar asgjë. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2011,
ora 12:33