Në prag të 2 Prillit – Ditës
Botërore të
Autizmit sonte në orën 20.00 me ngjyrë të
kaltër do të ndriçohen godinat e Qeverisë, të Muzeut Arkeologjik, të OBM-së, objektet e komunës së Tetovës, Manastirit dhe Ohrit, në shenjë të solidaritetot me
fëmijët me
autizëm.
Aktiviteti është në nismë të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, ndërsa zbatohet së bashku me OJQ “Në botën time” në bashkëpunim me Qeverinë dhe me komunat.
Më 2 Prill, megjithatë, në Ditën
Botërore të
Autizmit fëmijë nga Bullgaria, të cilët marrin pjesë në Festivalin folklorik në Ohër, në bregun pranë Liqenit të Ohrit do të lëshojnë tullumbacë të
kaltër në shenjë të solidaritetit me
fëmijët me
autizëm.
Siç deklaroi në intervistën për MIA-n ambasadori bullgar Angel Angelov, në suaza të angazhimeve që i bëjnë si vend anëtar i BE-së, do të hapet edhe qendër e re, e dyta për trajtim të hershëm të fëmijëve me
autizëm, të cilin mund ta vizitojnë fëmijë nga pjesa perëndimore e shtetit. Për këtë projekt janë ndarë 102.000 euro.
Shtuar më 01/04/2019,
ora 10:48