EMRI/ Aksident fatal në Itali, ndërron jetë 39-vjeçari shqiptar

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Itali pas një aksidenti tragjik.

39-vjeçari Mirjan Cangoj u përfshi në një aksident fatal në zonën e Breshias, gjatë mesnatës.

Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me barrierën. Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.

Kalimtarët e rastit dhanë alarmin për aksidentin, teksa policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq 39-vjeçari ndërroi jetë.


Shtuar 23.06.2023 15:03