Kokainë dhe hashash në mjetin me vlerë mbi 100 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët e Pratos arrestuan një 38-vjeçar shqiptar dhe një 22-vjeçar rumun, pasi u kapën me lëndë narkotike.

38-vjeçari shqiptar në Masiano di Pistoia teksa ngiste një Porsche krejt të ri me vlerë mbi 100 mijë euro, në emër të babait të tij.

Brenda makinës, policët zbuluan dy pako kokainë me peshë 1 kg secila, si dhe 19.5 kg. Hashash, i ndarë në tableta nga 100 gram secila.

Ndërsa rumuni u ndalua në Calenzano (FI) teksa po drejtonte makinën e tij, brenda së cilës u gjet një kokainë, po ashtu me peshë 1 kg, krejtësisht identike me ato që iu sekuestruan shqiptarit.

Kokina e gjetur, sipas mediave italiane, kapte vlerën e 700,000 eurove.

Lënda narkotike e sekuestruar tashmë do t’i nënshtrohet analizave për të konstatuar përmbajtjen e përbërësit aktiv, e cila supozohet të jetë veçanërisht e lartë, për të llogaritur se sa mijëra doza të vetme mund të ishin marrë nga shitja me pakicë e saj./albeu.com


Shtuar 23.09.2022 16:45