Sondazhi, BDI parti e parë tek shqiptarët
Pëlqej
VMRO-DPMNE, 24.5 për qind, 23.7 për qind LSDM, 0.8 për qind është dallimi midis dy partive kryesore maqedonase.

Ndërsa sa i përket partive shqiptare BDI qëndron në vend të me 8.5 për qind. Këto rezultate i tregon sondazhi më i fundit i realizuar nga M-Prospekt dhe Telmës.

pyetjen nëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen nesër për cilën partia do të kishin votuar qytetarët, 24.5 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të votonin për VMRO-DPMNE-së, për LSDM-së 23.7 për qind, për BDI do të votonin 8.5 për qind, për Besën 3,7%, për Aleancën e Shqiptarëve 1.8%, PDSH 0.9%.

Më shumë se 30 për qind nuk kanë treguar për cilën parti do të votojnë.

Anketa tregon edhe rezultatet e rejtingut të liderëve të partive, në pyetjen se a mendojnë qytetarët se ka filluar zgjidhja e krizës dhe çështje të tjera.

Sondazhi u zhvillua nga 10-15 maj, përmes telefonit, dhe janë pyetur 1000 të anketuar.
Shtuar më 19/05/2017, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori