Sondazhi: 42 % e francezëve kundër publikimit të karikaturave të profetit Muhamed
Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Francez për Opinionin Publik, thuajse gjysma e shtetasve francezë mendojnë se nuk duhet të publikohen karikaturat e profetit Muhamed.

Sondazhi vjen disa ditë pas masakrës së 7 janarit mbi revistën satirike “Charlie Hebdo” ku u vranë 17 persona, raporton AA.

Janë 42 përqind e shtetasve francezë që mendojnë se karikaturat e profetit Muhamed nuk janë aspak të hijshme për tu publikuar.

Këta shtetas francezë të intervistuar kanë thënë në masë se karikaturat nuk duhen publikuar për shkak se fyejnë myslimanët. /albeu.com/


Shtuar më 18/01/2015, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori