Rodrygo si Ronaldo, braziliani i Realit barazon fenomenin në Champions me fanellën e “Los Blancos”

Statistikat sigurisht kënaqin Rodrygon dhe gjithashtu bëjnë krenar Ronaldo fenomenin pasi një lojtar brazilian barazon atë.

Sulmuesi i Real Madrid, i cili shënoi kundër Celtic të mërkurën, ka barazuar legjendën e futbollit brazilian në numrin e golave dhe asistimeve që ka shënuar me fanellën e Real Madrid në Champions League.

13 gola dhe 8 asistime në 33 ndeshje për Rodrygo, po aq sa Ronaldo fenomeni por me një ndeshje më pak, pra 32 të tilla./ h.ll/albeu.com