Sllovakia ratifikon anëtarësimin në NATO për Maqedoninë Veriore
Pas Polonisë, edhe Kuvendi i Sllovakisë sot e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Sllovakia bëhet vendi anëtar i 11-të që ratifikoi protokollin.

“Kuvendet e Polonisë dhe të Sllovakisë e ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Hap pas hapi shkojmë drejt qëllimit, Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtare e NATO-s”, shkroi në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Shteti i parë që ratifikoi protokollin ishte Greqia, ndërsa pas Greqisë votuan edhe Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania, Danimarka dhe sot Polonia dhe Sllovakia.
Shtuar më 04/04/2019, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori