"Sllavo-maqedonas", Ivanon takim urgjent me Orav
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka thirrur në një takim urgjent ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.

Shkak për këtë takim të papritur, është përdorimi i termi "sllavo-maqedonas" nga ana e kryediplomatit europian në Shkup, gjatë fjalimit të tij përpara Komisionit për Politikë të Jashtme pranë Parlamentit Europian.

Sipas asaj që shkruan Zhurnal, Ivanov do t’i kërkojë ambasadorit të BE-së t’i kërkojë falje popullit maqedonas dhe të përfillë në të ardhmen parimin bazë të vetëvendosjes dhe të vetemërtimit.

Ditë më parë, Qeveria dënoi cilësimet e ambasadorit Orav, duke thënë se "kjo sjellje nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së emrit me fqinjin jugor". /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2012, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori