Skëndërbeu “hidhet” në plehra në Gostivar
Pëlqej
Një bust i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skëndërbeu është hedhur në plehra.

Për këtë ndodhi ka lajmëruar Aleanca KuqeZi.

Sipas këtij subjekti politik, hedhja në plehra e bustit të Skëndërbeut dëshmon se aktorë të veçantë duan të nxisin përçarjen mes shqiptarëve.

“Sapo ka ndodhur: Skandal i radhës në Gostivar, ku persona të pa identifikuar kanë shkatërruar bustin e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe e kanë hedhur në një grumbull mbetje inertesh (mbeturina). Kini kujdes, ashtu si Serbia, Greqia edhe Maqedonasit kanë filluar të përdorin teorinë e ‘Perca dhe Sundo’. Kjo me siguri është një veprim maqedonas për ta futur përçarjen mes shqiptareve. Turp”, thuhet në komunikatën e AK-së. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori