SKANDAL: Përkrahet në Facebook polici që vrau shqiptarët
Disa ditë pas vrasjes makabër të dy të rinjveGostivar nga ana e një polici, po dëshmohet se raportet ndër etnike në Maqedoni po hynë në një fazë delikate.

Pas protestave disa ditore në Gostivar dhe Shkup ku kërkohej drejtësi nga organet kompetente si duke edhe pjesëtarë të bashkësisë etnike maqedonase filluan fushatën e tyre po tani për përkrahjen e policit kriminel.

Në rrjetin social “Facebook” është hapur një faqe ku kërkohet përkrahje për policin kriminel, raporton Lajmpress. Ajo që mund të shihet nga komentet në këtë faqe është fakti se shumë individë që i përkasin bashkësisë etnike maqedonase jo që nuk e dënojnë vrasjen e dy të rinjve por përkundrazi e arsyetojnë këtë duke vazhduar dhe i fyer të gjithë shqiptarët.

Ajo që bie në sy në këto komente është edhe fakti se fjalitë e përdorura janë shumë të ngjashme me sloganet fyese kundër shqiptarëve që një kohë më të gjatë përdoren nga tifozët nacionalistë maqedonas.

Edhe analistët e ndryshëm politik një kohë më të gjatë po alarmojnë se kjo situatë nuk shkon aspak në favor të përmirësimit të raporteve ndër etnike në vend por përkundrazi nga kjo që shihet në jetën e përditshme rezulton se këto fenomene nacionaliste janë të frymëzuar nga politika aktuale e partisë maqedonase në pushtet VMRO-DMPNE-së.
Shtuar më 05/03/2012, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori