Skandal në Maqedoni , DSK e BSP për një drekë kanë harxhuar 600 euro
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë në një konferencë për media ka prezantuar fatura dhe llogari nga drekat dhe darkat e Drejtorisë për Kundërzbulim dhe Siguri si dhe të Byrosë për Siguri Publike.

Në faturën që mban datën 12 prill 2012, kur ka ndodhor vrasja e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës, DSK-ja në një restorant në Shkup ka festuar. Në meny ka pasur shumë specialitete të ndryshme - kërpudha pjekur në skarë, kungull i njomë, pite, mishit. Në faturë shihet se ata vetëm për desert kanë shpenzuar mbi 5.000 denarë.

Një tjetër llogari tregon se punonjësit e Ministrisë kanë porositur ravioli me fazan që kushton 1.200 denarë porcioni, mish nga kafsha e egër me salcë gjuetarësh, që gjithashtu kushton 1.200 denarë, biftek nga kafsha e egër që kushton 5.000, pastaj Carpaccio nga kali prej 2.000 denarë, biftek i bizon 5,900 MKD biftek kali 4.500 denarë. Ata kanë hëngrën dhe dre në salcë me kërpudha që porcioni i saj kushton 1.200 denarë. Llogaria kanë bërë për një drekë ose darkë është 38 350 denarë.

Një tjetër faturë nga 6 korrik 2011, në menynë e DSK-së kishte gamberi në zjarr që kushton 1.271 qindarkë, për peshk në furrëkanë paguar 13.700 denarë, kurse për mish i pjekur në prush 1.016 denarë.
Shtuar më 13/07/2017, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori