Skandal në Gostivar, kapen tre autobusë me frena të prishura
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon të bëjë kontrolle të automjeteve rrugore të cilat kryejnë transport publik në rajonin e Gostivarit.

Në aksionin e djeshëm, të zbatuar nga ora 7 e 30 e mëngjesit deri në orën 15 e 30, janë kontrolluar 12 vetura të transportit publik, autobusë dhe minibusë. Gjatë kontrollimit është konfirmuar se te 3 autobusë është konstatuar parregullsi teknike në pajisjet për ndalim, ndërsa një minibus është vozitur nga një person pa kaluar provimin e marrjes së lejes për vozitje.

“Tre autobusët jo të rregullt janë tërhequr nga komunikacioni dhe vozitësve dhe personave juridik u është përgatitur padi ligjore përkatëse”, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ndryshe, dje në Gostivar janë zbuluar edhe 11 shkelje për vozitje me shpejtësi mbi të lejuarën.

Përndryshe, kontrollet e jashtëzakonshme në Gostivar janë duke u bërë pas ndodhisë së aksidentit tragjik që ndodhi javën e kaluar ku humbën jetën,ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shtuar më 20/02/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori