Skandal, media maqedonase si mediat e Koresë së Veriut, gënjen njerëzit
Pëlqej
Fotografitë nga Asambleja e OKB-së, ku po merrte pjesë presidenti Gjorgje Ivanov, iu janë nënshtruar ndërhyrjeve para publikimit në median maqedonase, MIA.

Ndërhyrja është bërë në pjesën e ekranit ku shfaqet emri i shtetit, ku po të shihni me kujdes ai vend është mjegulluar, transmeton Zhurnal.

Në ekran Maqedonia ishte shënuar si FYROM, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer medias maqedonase.

Manipulimi i një fotografie të një zyrtari të lartë të shtetit, aq më tepër nga ambjentet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së, është një rast i paprecedent. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori