Britanikët nuk zenë mend, pasi u mbyllen lokalet nisin garat me makinat luksoze (FOTO LAJM)

Rrugët e qyteteve të njohura të Britanisë ishin bosh mbrëmë, ndërsa populli po i bindet urdhrave të kryeministrit Boris Johnson.

Por, edhe pse lokalet e natës janë mbyllur dhe çdo gjë tjetër është pezulluar, të rinjtë sfiduan rrezikun dhe u mblodhën për të zhvilluar gara me supermakinat e tyre.

Ata u mblodhën në një zonë të thellë të Kensington dhe nuk respektuan thirrjet për distancimin social.

Numri i vdekjeve në Britani nga koronavirusi ka shkuar në 240 dhe mbi 5 mijë të tjerë janë të infektuar.

Kryeministri britanik ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me një fatkeqësi të madhe.


Shtuar 23.03.2020 10:51