SKANDAL / Hajdutët vjedhin pllakat e mermerit në varrezat e Shkupit
Hajdutët duket se i kanë vlerësuar mirë pllakat e mermeritvarrezat e Gjorçe Petrov në Shkup.

Vjedhjet e pllakave të mermerit janë zbuluar nga policia, ndërsa në pranga janë vënë tre persona të dyshuar, përfshirë edhe rojen e varrezave i cili dyshohet se është përfshirë në biznesin e shtrenjtë me pllaka të mermerit.

Sipas MPB-së, çmontimi i pllakave të mermetit nga varrezat ka ndohur nga 18 deri 22 gusht 2016.

Dy nga të dyshuarit, në bashkëpunim me rojen e varrezave, kanë arritur të çmontojnë pllakat, i kanë ngarkuar në kamion dhe i kanë shitur me një vlerë prej 400 euro copa. /albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori