Skandal, gjuha shqipe anashkalohet në Kopshtin Zoologjik të Shkupit
Anashkalimi i gjuhës shqipe në kopshtin zoologjik të Shkup ka irrituar vizitorët shqiptarë të cilët janë në numër të konsiderueshëm, përfshi edhe ata nga Kosova dhe Shqipëria.

Tabelat për të dhënat e detajuara dhe karakteristikat e kafshëve janë të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa në gjuhën shqipe dhe angleze figuron vetëm emri i kafshëve, gjë që për vizitorët shqiptarë nuk është e mjaftueshme.

Vizitorët e anketuar nga Alsat thonë se në shumicën e rasteve nuk i kuptojnë sqarimet rreth kafshëve, andaj sipas tyre do të ishte shumë më lehtë dhe më mirë që të njëjtat të figuronin edhe në gjuhën shqipe.

"Po të ishin në gjuhën shqipe do të ishte edhe më mirë, të paktën njerëzit do ta kuptojnë se çfarë shkruan. Ne më të moshuarit i kuptojmë, por të rinjtë problem. Për fëmijët është më e rrezikshme, ata nuk e kuptojnë çfarë do të thotë ajo".

"Jemi nga Prishtina, nga Kosova. Nëse ka vizitorë edhe nga Kosova edhe këto duhet patjetër të jenë edhe në gjuhën shqipe, besoj që duhet. 0 Pasi që në Kosovë nuk kemi kopsht zoologjik ende, do të ishte shumë mirë që të jenë njoftimet edhe në gjuhën shqipe për të kuptuar më lehtë.”

Zëdhënësja e Kopshtit zoologjik Tina Mickovska justifikohet me atë se tabelat ekzistuese nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për sqarime plotësuese edhe në gjuhë të tjera. Por shtoi se në një periudhë të shkurtë do të vendosen tabela më të mëdha të cilat do përmbajnë sqarime më të detajuara rreth kafshëve edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

"Këtu vijnë shumë njerëz edhe prej vendeve tjera, një numër i madh i vizitorëve vijnë prej Kosove dhe mund të them se janë vizitorë shumë të përgjegjshëm. Në secilën tabelë shkruan emri i kafshës edhe në gjuhën maqedonase, edhe shqipe, edhe atë angleze. Për tekstin më të detajuar nuk kishte hapësirë të shkruhej edhe në gjuhën shqipe por gjithsesi do të vendosim edhe tabela të tjera ku do të shkruhen sqarimet në 3 gjuhë. 01:57-02:05 Tabelat me paralajmërime që të mos ushqehen kafshët do të vendosen shumë shpejtë, edhe tabelat me kodeksin e sjelljes do vendosen ditëve në vijim", deklaroi Tina Mickovska – zëdhënëse e kopshtit zoologjik.

Nga Kopshti Zoologjik njoftojnë se përveç planit për tabela të reja me sqarime edhe në gjuhën shqipe ata planifikojnë të punësojnë një biolog i cili në mënyrë kreative do tu shpjegojë vizitorëve shqiptarë informacionet rreth kafshëve.
Shtuar më 15/10/2018, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori