Skandal financiar në ministrinë e informatikës
Zëvendës ministri i shoqërisë informatike Aleksandar Kicarovski publikon skandalin e rradhës të VMRO-DPMNE-së.

Sipas Kicarovskit, ish ministri Ivanovski ka lejuar që këto para të qytetarëve të përfundojnë në llogarinë e kompanisë të afërt me pushtetin Vista Grup.

“Ekzistojnë dokumente të përpiluara nga kjo ministri në të cilat konstatohet se Vista Grup ka marrë afër 1 milion euro dhe nuk ka përmbushur obligimet, që është kundërligjore. Për këtë projekt nuk ekziston as dokument për pranim dorëzim pasiqë askush nuk ka dëshiruar të marrë përgjegjësinë për këtë krim. Vista Grup nuk ka respektuar as afatin për realizimin e projektit ndërkaq as ministria nuk ka aktizvizuar garancën bankare që është në kundërshtim me marrëveshjen dhe në dëm të qytetarëve të Maqedonisë”, tha Aleksandar Kicarovski.

Ai tha se si qeveria ashtu edhe institucionet e hetimit kanë qenë të vetëdijshëm për skandalin. /Albeu.com/
Shtuar më 03/04/2016, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori