Skandal, diplomati maqedonas sulmon policët (VIDEO)
Konsulli i nderit i Maqedonisë në Peru, Dean Atanasovski, ka sulmuar një polic, raportojnë mediat peruane. Incidenti nuk dihet me saktësi se kur ka ndodhur, por mësohet se shkak i sulmit është një zënkë e Atanasovskit me fqinjët.

Në këtë rast kanë ndërhyrë policët dhe kanë kërkuar që diplomati maqedonas t'i shoqëroj deri te komisariati. Kjo ka bërë që Atanasovki të përdorë dhunë.

Mediat raportojnë se kjo nuk është hera e parë që Atanasovski ka manifestuar sjellje brutale ndaj fqinjëve. Në video duket se diplomati Atanasovki ka përfunduar në pranga dhe pritet që të dalë vendimi i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori