Deputeti i PDSH-së sulmon fizikisht deputetin e BDI-së (VIDEO)
Pëlqej
Debati për ndryshimet kushtetuese në parlamentin e Maqedonisë, si duket kanë nxitur një debat të ashpër mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së.

Në seancën e sotme të disa komisioneve të parlamentit, disa deputetë shqiptarë janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Mësohet se konfliktin e ka nisur deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi i cili fillimisht ka gjuajtur me stilolaps në drejtim të Talat Xhaferit të BDI ndërsa më pas është drejtuar drejt deputetit tjetër të BDI, Rexhail Ismaili të cilin e ka goditur teksa ky i fundit ishte i ulur në karriken e tij. Pas kësaj, në konflikt janë përfshirë edhe deputetët e tjerë të BDI dhe PDSH, në përjashtim të Mervan Xhemailit, i cili vetëm ka vëzhguar ngjarjen.

Nuk dihet akoma arsyeja fillestare se përse ka nisur ky konflikt fizik, por se dje në parlament pati përballje të fortë verbale mes pozitës dhe opozitës shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori