Skandal, 13 vjeçari tenton të përdhunojë 10 vjeçaren në shkollë
Një skandal ka tronditur Komunën e Studeniçanit në Maqedoni. Në shkollën fillore “Alija Avdoviq” në Batincë, një nxënës i moshës 13 vjeçare ka ngacmuar dhe ka tentuar që të përdhunojë një vajzë 10 vjeçare.

Ky incident i rëndë ka shkaktuar një panik të vërtetë në mesin e nxënësve dhe banorëve të fshatit Batincë dhe menjëhere në vendngjarje ka mbërritur policia.

Incidentin e djeshëm për Zhurnal e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për qytetin e Shkupit, Liza Bendevska, raporton Zhurnal.

“Dje rrethë orës 14:00 është denoncuar një rast i një nxënëse 10 vjeçare të shkollës “Alija Avdoviq” në fshatin Batincë. Kjo nxënëse është prekur nga nxënësi 13 vjeçar. Sektori për punë të brendshme është duke i ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e këti rasti. Gjatë ditës së sotme punonjësit e policisë do të bisedojnë me të miturin (nxënësin) në prezencë të prindit ose tutorit”, ka deklaruar zëdhënësja Bendevska. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori