Skamja rritet dita-ditës
OH Hilal pranë BFI shpërndau sot artikuj ushqimorë dhe mjete higjienike për 250 familje në nevojë pranë selisë së BFI, aty ku janë edhe zyrat qendrore e kësaj Organizate. Gjatë ndarjes së ndihmave kryetari i OH Hilal tha se ky aktivitet ishte i paraparë në planin dhe programin e organizatës siç ishin paraparë edhe aksione të shumtë deri më tani, njofton Koha.

"Ky aksion u zhvillua pas një pauze të shkurtër dhe është aksioni i parë që nga shkuarja e muajit të madhërishëm të Ramazanit gjegjësisht ishte aksioni i 26 me radhë duke i numëruar edhe ato që i realizuam për gjatë muajit të shenjtë. Skamja dhe varfëria është në rritje në vendin tonë njerëzit të cilët kërkojnë ndihmë nga dita në ditë po shtohen, e që ne këtë dukuri e konsiderojmë si fatkeqësi, andaj deshëm apo jo e kemi obligim të solidarizohemi me këtë kategori të shoqërisë tonë. Të njëjtëve duhet ndihmuar dhe shtrirë dorën, kjo është porosi e Allahut xh.sh dhe Muhamedit a.s, prandaj ata të cilët ia lehtësojnë një vështirësi një breng, një nevojë, një kërkesë Allahu atyre ka me ua lehtësuar të njëjtëve në këtë botë dhe botën tjetër", tha mes tjerash Mustafa Dauti, kryetar i OH Hilal.

Në vazhdim të prononcimit ai falënderoi kompaninë "Ramadani" për ndihmesën e dhënë, konkretisht për këtë aksion dhe donatorët të cilët e mbështesin OH Hilal në vazhdimësi. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2012, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori