S'ka viza, por rritje kontrollesh
Në kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm të shteteve që bëjnë pjesë në zonën Shengen do të rriten kotrollet nga përfaqësuesit e Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Evropian. Kështu ka deklaruar komisionerja për Punë të Bredshme, Sesilia Malstrom.

Shtetet me regjim të liberalizuar të vizave mund të marrin frymë lirisht. Ndryshimet në Marrëveshjen e Shengenit nuk parashohin kthimin e vizave për shtetet e “liberalizuara”.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të funksionimit të Sistemit të Shengenit”, ka deklaruar Malstrom.

Ajo tha se marrëveshja mbron lirinë e qarkullimit brenda Zonës Shengen, me rregulla të qarta për kontroll në pikat kufitare të jashtme dhe të brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori