“Të dua kudo të jesh”, në ditën e lindjes, Elvana Gjata nuk na kurseu momentin speical me të motrën (VIDEO)

Për Elvana Gjatën, personi më i shtrenjtë e më i dashur në jetë, është motra e saj. Migena, është motra e madhe dhe e vetme e Elvanes, e cila ka qenë edhe frymëzim për të. Ajo prej kohësh jeton në Gjermani, është një nga sopranot më të suksesshme.

Elvana nuk publikon shpesh momente nga jeta e saj private, por sot për ditëlindjen e së motrën nuk e kurseu një urim zemrë, dhe një video mjaft të veçantë teksa motrat shihen bashkë në skenë.

“Te them TE DUA ,kudo te jesh TE DUA! @migenagjataofficial
Gezuar ditelindjen e shtrenjta ime…Je krenaria ime! Faleminderit qe me njohe me muziken dhe me zerin tim! E ti ,je zeri me i bukur ne bote per mua qe i jep gezim shpirtin tim”, shkruan Elvana Gjata.

View this post on Instagram

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)