S'ka NATO pa zgjidhur emrin
Një përfaqësues zyrtar i Aleancës Veri-Atlantike, NATO konfirmoi se Republika e Maqedonisë nuk ka mënyrë tjetër të bëhet anëtare e NATO-s nëse paraprakisht nuk e zgjidh kontestin e emrit me Greqinë.

"Nuk jemi falënderues dhe shumë të kënaqur nga ajo që Armata e Republikës së Maqedonisë është partneri ynë në misionin ISAF në Afganistan. Gjithashtu, fakt është se vendi juaj i përmbush të gjitha kushtet lidhur me reformat që të bëhet anëtare e NATO-s. Megjithatë, sipas konkluzionit nga Samiti i Bukureshtit në vitin 2008, ndërsa i cili është miratuar me konsenzus nga ana e të gjithë vendeve-anëtare të Aleancës, Maqedonia do të bëhet anëtare zyrtare e NATO-s vetëm pasi që ta zgjidhë problemin për emrin", konfirmoi përfaqësuesi zyrtar i Aleancës Veriatlantike, i cili këmbënguli për të ndejtur anonim.

ky reagim nga NATO vjen pas prezantimit të djeshëm të raportit vjetor për vitin 2012 që në selinë e Aleancës së Bruksel e prezantoi sekretari i përgjithshëm Anders Fog Rasmusen. Në këtë raport shkurt është prezantuar edhe programi "Vazhdim i politikës së dyerve të hapura".

"Pas Samitit në Çikago vitin e kaluar, NATO-ja u takua me katër partnerët të cilët kanë aspirata të bëhen anëtare tona - Bosnjë e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe IRJ të Maqedonisë - me ç'rast është përsëritur përkushtueshmëria e NATO-s për pranim të anëtareve të reja. Aleanca do të vazhdojë të punojë me katër partnerët që të arrihen reformat e nevojshme që janë të nevojshme që të arrihen standardet e NATO-s", thuhet në raportin vjetor të prezantuar nga Rasmusen.

Megjithatë, nëse për katër partneret e para të NATO-s me të vërtetë ekziston nevojë që t'i harmonizojnë standardet vendore me ato të organizatës ushtarako-politike, lidhur me Maqedoninë, përfaqësuesi zyrtar i NATO-s konfirmon se ka dosje të pastër dhe janë arritur reforma të mëdha, por që çështja për emrin është pengesa e vetme.

"Të gjithë dokumentet janë të gatshëm për pranimin e Republikës së Maqedonisë. Zgjidheni çështjen për emrin dhe në mënyrë automatike do të bëheni vendi-anëtar i ri i NATO-s", raporton Kurir. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2013, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori