E paprecedentë, punonjësit e Bashkisë së Peqinit 8 muaj pa rroga

Një rast i paprecedentë ka ndodhur me një nga Bashkitë e Qarkut të Elbasanit, ku prej 8 muajsh punonjësit nuk kanë marrë rrogat.

Mësohet se  punonjësit e Bashkisë së Peqinit, prej tetë muajsh nuk kanë marrë asnjë rrogë, duke rritur pakënaqësitë por dhe frikën se edhe këtë fund viti do e mbyllin pa para.

Të njëjtat burime konfirmojnë se shkak është bërë keqpërdorimi dhe keq menaxhimi i fondeve dhe të ardhurave të mbledhura nga bashkia.

Kujtojmë që shpesh krerët e Bashkive dhe drejtuesit e tyre janë akuzuar edhe nga kryeministri Edi Rama për paaftësi në menaxhim por edhe në përdorimin e fondeve publike.


Shtuar 1.12.2022 21:19