Kupa e Afrikës: Senegali dhe Guinea kualifikohen nga grupi B

Është mbyllur edhe grupi B i Kupës së Afrikës.

Skuadra kombëtare e Senegalit dhe ajo e Guineas kanë siguruar biletat për të kaluar në fazën e nokautit direkt.

Senegali barazoi pa gola me Malavinë, duke numëruar secila nga një pikë në këtë ndeshje. Malavia mund të kalonte tutje nëse do ta fitonte ndeshjen, por kësisoj mbetet e treta, me pikë dhe goldiferencë të njëjtë me Guinenë.

Guinea në anën tjetër pësoi humbje 2:1 nga Zimbabveja, me këtë të fundit që mbetet në pozitën e fundit në grup, me vetëm tri pikë.

Senegali e Guinea i bashkohen Kamerunit dhe Burkina Faso në fazën tjetër të garave në Kupën e Afrikës.


Shtuar 18.01.2022 19:17