Panë policinë dhe hodhën armën nga automjeti, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Policia ka vënë në pranga dy të rinj në Tiranë, të cilët në momentin që janë ndaluar nga efektivët për kontroll kanë hedhur armën silenciator nga mjeti, me tre fishekë brenda.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit P. T., 31 vjeç, banues në Pezë Helmës, dhe D. H., 45 vjeç, banues në Librazhd. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin P. T. dhe pasagjer shtetasin D. H., të cilët sapo kanë parë shërbimet e Policisë, kanë hedhur nga automjeti, një send të dyshuar silenciator dhe 3 fishekë”, njofton policia./albeu.com