Sindikata: Arsyet pse polici vrau janë provokimi e kërcënimi
Provokimi, kërcënimi, vlerësimi joadekuat, frika... të gjitha këto, sipas Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, janë arsyet e mundshme për incidentin që ndodhi të martën në Gostivar, ku pjesëtari i policisë vrau dy të rinj shqiptar.

Sindikata ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të vrara dhe vlerëson se kjo tragjedi “nuk ka goditur vetëm familjet e dy të rinjve të vrarë, por edhe familjen e kolegut që shtiu me armë".

"Secili nëpunës policie është gjithashtu edhe baba, bashkëshort dhe vëlla. Secili nëpunës policie, përveç rregullave që duhet patjetër t’i respektoj, ka edhe emocionet dhe shqetësimet e tij si çdo qytetar. Kjo ngjarje duhet të na mësojë si qytetar se ka kufij në çdo provokim, ndërsa si nëpunës policie, jemi të obliguar që të bëjmë vlerësim të drejtë. Në rast se personalisht jemi të prekur, të kërkojmë ndihmë nga kolegët tanë, për shkak se procedurat tona aq sa do të jenë objektive, në situata të tilla gjithmonë vlerësohen si subjektive", thuhet në komunikatën e SPM-së, transmeton INA.

Sindikata apelon që të gjithë të distancohen nga forcat e errëta që ushqehen me tragjedi të tilla dhe i keqpërdorin ato për qëllime politike.
Shtuar më 03/03/2012, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori