Sinani - Xhaferit: Implemento Marrëveshjen e Ohrit
Pëlqej
Analisti politik, Arsim Sinani u shpreh se Marrëveshja e Ohrit është një dokument që është lënë ne harresë dhe më së shumti nuk është bërë gjë nga ata persona që e kanë detyrë ta implementojnë.

“Nëse e shikojmë Marrëveshjen e Ohrit sot lehtësisht do kuptojmë se kemi dy probleme njëri është partia maqedonase VMRO dhe tjetra është faktori politik shqiptar i cili ka qenë I pavëmëndshëm. Ajo cka më së shumti më cudit thotë Sinani janë deklarimet skandaloze të zvkryeministrit Musa Xhaferi I cili sillet si një analist politik dhe në vend se të merret me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ai organizon Konferenca shkencore dhe sillet sikur të ishte një personallitet nga sektori civil. Tjetra Musa Xhaferi na tregon se do lind një parti e re politike nga poizicioni që ka, që flet për nje seriozitet të humbur të këtij dikasteri”, tha Sinani për Abc News.

Arsim Sinani ishte shume kritik ndaj dy partive shqiptare, duke thënë se ata nuk kanë bërë sa duhet për shqiptarët dhe shtoi se edhe partia e re që po lind thjesht po do të zërë boshllëkun që kanë lënë dy partitë e dështuara, BDI dhe PDSH./albeu.com/


Shtuar më 18/08/2014, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori