Mos ia jepni telefonin fëmijës tuaj, përpara kësaj moshe

Sipas Common Sense Media, përdorimi i smartfonëve tek fëmijët është rritur ndjeshëm. Në vitin 2015, vetëm 11% e 8-vjeçarëve zotëronin një smartfonë, ndërsa në vitin 2019, ky numër u ngritë në 19%.

Këto shifra rriten me moshën, ku mbi 80% e fëmijëve të moshës 14 deri në 18 vjeç kanë një smartfonë.

Kujdes nga këto ushqime, simptomat e para që tregojnë rreth një infektimi parazitar

A janë më të zgjuar fëmijët me ‘kokë të madhe’, studimet e reja kanë dhënë përgjigjje
Telefonat celularë, vazhdojnë të jenë më të përhapur në jetën e përditshme të fëmijëve, ku disa prindër nuk e kanë problem t’i japin atyre një celular në moshë të re. Megjithatë, kemi dhe prindër të tjerë që janë të shqetësuar mbi efektet anësore që mund të kenë ato.

Përfitimet e dhënies së telefonave celularë për fëmijët:

Telefonat celularë po bëhen të domosdoshëm në jetën e përditshme

Fëmijët shpesh përdorin teknologjinë e re më shpejt se prindërit e tyre në shtëpi, kështu që nuk është për t’u habitur që ata do të ishin më të rehatshëm në një mjedis mësimi që përfshin të njëjtat përparime teknologjike.

Përdorimi i teknologjisë është bërë më i zakonshëm në klasa, falë bollëkut dhe disponueshmërisë së telefonave celularë. Nga nxënësit pritet që të bëhen ekspertë në të gjitha llojet e teknologjisë ndërsa rriten dhe hyjnë në fuqinë punëtore, kështu që përdorimi i teknologjisë në klasë është një hap i domosdoshëm në edukimin e tyre.

U jep fëmijëve akses në një botë informacioni

Fëmijët e vegjël nuk janë të durueshëm kur duan përgjigje dhe janë të natyrës kurioze. Interneti u jep nxënësve mënyra të panumërta për të gjetur informacion për çdo temë. Telefonat celularë për fëmijë e kanë bërë këtë mundësi edhe më të madhe.

Audio dhe video në telefonat celularë i sjellin jetë të re materialeve të vjetra

Gjenerata të tëra nxënës dhe studentë, mësuan për historinë jo vetëm duke lexuar libra, por edhe duke përfshirë audion dhe videot në studim.

Shikimi i hapave të parë të njeriut në hënë ose dëgjimi i fjalimit “I Have a Dream” të Martin Luther King Jr mund të ngulisë ato momente në mendjen e një fëmije. Përdorimi i celularëve në klasë i ka bërë këto momente më të lehta për t’u aksesuar në mbarë botën.

Nxënësit kanë akses në aplikacionet arsimore

Ndërsa teknologjia përparon, po ashtu ka një përmirësim tejet të madh në aplikacionet edukative në internet.

Aplikacionet gjuhësore dhe arsimore si Rosetta’s Stone dhe Khan Academy janë më të njohura se kurrë më parë dhe konkurrenca për këto aplikacione vazhdon të rritet gjithashtu.

Mësuesit po i përdorin këto aplikacione në planifikimin e tyre të mësimit dhe nxënësit mund të përdorin iPhone, Android ose pajisje të tjera celulare për të ndjekur ose vazhduar me ritmin e tyre.

Dëmet e dhënies së telefonave celularë fëmijëve

Ndërsa telefonat inteligjentë sjellin mundësi të reja arsimore, në anën tjetër, përdorimi i shumtë e i pakontrolluar ka shtuar më tej shpërqendrime së bashku me një rritje të mashtrimit dhe bullizmit në internet.

Teknologjia mund të ketë një ndikim të rëndësishëm negativ te fëmijët, ndërkohë që përfitimet e leximit për fëmijët dhe argëtimet e tjera joteknologjike si muzika, shkrimi ose arti, janë të qarta.

Ngacmimi kibernetik është një prirje shqetësuese që prek fëmijët në mbarë botën. Në SHBA, 34% e fëmijëve raportuan se kishin përjetuar ngacmim kibernetik të paktën një herë gjatë përdorimit.

Ata që ngacmohen janë më shpesh nxënësit me ngjyrë, me aftësi të kufizuara ose femrat.

Në anën tjetër, psikologët paralajmërojnë se përdorimi i celularit mund të mundësojë bullizmin kibernetik dhe të rrezikojë shëndetin mendor të fëmijës.

Çfarë moshe duhet të marrin fëmijët një telefon?

Mosha mesatare që fëmijët marrin një telefon është midis 12 dhe 13 vjeç. Me këtë në mendje, u takon prindërve që të jenë gjykuesi më i mirë nëse fëmija i tyre është gati për një celular.

Në një kohë kur përdorimi i celularëve po rritet, liderët e industrisë së teknologjisë, si Bill Gates, kanë thënë publikisht se fëmijët e tyre nuk kanë marrë telefonat deri në shkollën e mesme.

James P. Steyer nga Common Sense Media gjithashtu nuk i lejoi fëmijët e tij të kishin telefona celularë para shkollës së mesme, por ka thënë se “asnjë fëmijë nuk është i njëjtë. Nuk ka asnjë numër magjik. Mosha e një fëmije nuk është aq e rëndësishme sa përgjegjësia e tyre apo niveli i pjekurisë.


Shtuar 14.04.2022 16:59