Sikorski vizitë zyrtare në Maqedoni
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë Radosllav Sikorski sot qëndron për vizitë pune në Maqedoni. Gjatë kohës së vizitës Sikorski do të takohet me kolegun e tij Antonio Milloshoski dhe me ministrin e Mbrojtjes Zoran Konjanovski, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjatë takimeve, siç lajmërojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë, do të bisedohet për bashkëpunim bilateral ndërmjet dy shteteve dhe mundësitë për avanmcimin e tij. Do të bëhet fjalë për përkrahjen polake për realizimin e prioriteteve të Maqedonisë - integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, veçanërisht për marrjen e datës për fillimin e negociatave hyrëse me Unionin.

Përveç kësaj, do të mbahet edhe Konferenca e parë maqedonaso-polake "Rruga e Republikës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian" të cilën zyrtarisht do ta hapin ministrat Milloshoski dhe Sikorski, ndërsa në të cilën do të marrin pjes edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Vasko Naumovski dhe ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Pasdite ministri Sikorski në rezidencën e ambasadorit polak në Maqedoni do t'ua dorëzojë mirënjohjen "Bene Merito" ambasadorit Petre Nakovskit dhe d-r Tanas Vrazhinovskit për kontributin e tyre të rëndësishëm për përforcimin e pozitës së Polonisë në skenën ndërkombëtare.

Këtë mirënjohje, e cila është vendosur në vitin 2009, deri tani e ka marrë ipeshkvi Kiro Stojanov.
Shtuar më 08/11/2010, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori