Siebert: Maqedonia ka të drejtë ta kontrollojë kufirin e saj
Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert ka kundërshtuar pretendimet e disa mediave që thonë se kërkohet që Berlini të kritikojë Maqedoninë për aksionin që shërbimet kufitare maqedonase kanë penguar refugjatët nga kampi i egër Idomeni për të hyrë në territorin e Maqedonisë.

Siebert i pyetur se Gjermania do të dënojë përdorimin e plumbave të gomës dhe gazin lotsjellës kundër refugjatëve, Seibert ka deklaruar se përpjekjet nga refugjatët që të kalojnë kufirin është një zgjidhje që nuk jep shpresë, dhe kontrolli i kufijve ndërkombëtarë në çdo vend duhet të jetë brenda standardeve ndërkombëtare.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, thotë se Berlini është i shqetësuar për kushtet e vështira të refugjatëve në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe tensionet në kufirin. /Albeu.com/
Shtuar më 12/04/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori