Si ta kuptojmë dorëheqjen e Visar Ymerit në dy skenarë?
Nga Ervin Shkulaku/Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje duket se ende nuk i ka zgjidhur problemet e brendshme të saj, pavarësisht se Shpend Ahmeti para pak kohësh pati deklaruar që do të ketë përpjekje për t'i sheshuar zënkat e brendshme.

Pa dalë mirë nga ditët e festave Kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri gjatë ditës së sotme dha dorëheqje nga pozita e kryetarit por ka habitur pasi bëri të ditur se dorëheqje dha gjithashtu edhe nga funksionet e tjera partiake.

Edhe pse fare mire mund të priste zgjedhjet Ymeri zgjodhi rrugën e dorëheqjes dhe pas deklaratës për media nuk iu përgjigj interesimit për pyetje të ne gazetarëve.

Ky veprim i tij tregon se që nga sot përfundojnë pushimet e vitit të ri për Vetëvendosjen dhe dorëheqja e Visar Ymerit i hapi rrugën dy skenareve të mundshme në këtë parti.

Skenari më i mirë për Vetëvendosjen është dorëzimi pa kushte i Visar Ymerin sëbashku me mbështetësit e tij ndaj Albin Kurtit dhe në këtë mënyrë brenda pak kohësh përsëri do të kthehet stabiliteti dhe fundin e zënkave brenda partisë.

Por, gjatë dorëheqjes fjalët e Visar Ymerit nuk të lenë përshtypje se Ymeri do të dorëzohet pa kushte pasi ai gjatë deklaratës bëri thirrje që të shuhen problemet 1-vjecare, dhe akuzoi hapur ata që e kritikuan e që sipas tij ata janë thirrur në emër të Albin Kurtit.

Prandaj, në ditët e ardhshme mund të fillojë një zënke edhe më e madhe në Vetëvendosje pasi njerëzit që kanë shprehur pakënaqësi nga ana institucionale janë të fuqishëm në Kosovë. Tashmë, Visar Ymeri, Aida Dërguti dhe Dardan Molliqaj dihen për publikun për këto pakënaqësi por mund të ketë edhe deputetë të tjerë pro tyre kjo mund t'i shkaktojë probleme të ashtëquajturit `Grupi i Albin Kurtit`.

Ndërkaq, sipas mediave Shpend Ahmeti nuk ka futur asnjë drejtor nga përkrahësit e Albinit duke të lenë dyshime për veprimet e tij. Ndoshta do të ishte mirë që Ahmeti të dalë e të japë mendimin e tij për këtë zënkë të brendshme.

Gjithashtu pas daljes nga paraburgimi të Albin Kurtit, ish-kryetari Visar Ymeri sëbashku me Dardan Molliqajn dhe Aida Dërgutin nuk ishin të pranishëm në pritje duke të lenë dyshime se a do të ndahen me të vërtetë në dy grupe drejtuesit e saj?

E për këtë arsye do të jetë e vështirë por jo e parealizueshme që Vetëvendosje t'i sheshojë problemet e t'i rikthehet normalitetit.

Zgjedhjet për kryetar pritet të mbahen gjatë muajit shkurt dhe deri në këto momente vetëm Albin Kurti është kandidati zyrtar për këtë post./albeu.com
Shtuar më 02/01/2018, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori