Akuzohet për vrasje në tentativë ndaj dy oficerëve, drejtësia italiane vendos ultimatum të ri për shqiptarin

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Jorgen L. është në kërkim nga autoritetet italiane për tentative vrasje të dy oficerëve të policisë në vitin 2012.

Gjatë një vendimi të marrë së fundmi, drejtësia italiane ka zgjatur kërkimet për Jorgen L edhe për 35 vite të tjera, deri në vitin 2058. Gjyqtarët kanë argumentuar se nëse do të kapet deri në 2058 do të gjykohet, në të kundërt nuk do të dënohet.

Të përfshirë në këtë ngjarje ishin dhe dy shqiptarë të tjerë, Aleksander Tuci, në atë kohë 23 vjeç dhe Islam Sheshu 28 vjeç, të cilët janë arrestuar në vitin 2012.

Më 21 janar 2012, Jorgeni dhe dy bashkëpunëtorët e tij, në Como ishin ndalur për kontroll nga policia rrugore. Teksa policia po i afrohej automjetit, drejtuesi u largua me shpejtësi, ku Jurgeni arriti t’i shpëtonte policisë, ndërsa Aleksander Tuci dhe Sheshu u arrestuan në atë moment./albeu.com/


Shtuar 21.01.2023 14:14