Si rrallë herë bashkohen liderët shqiptarë në Maqedoni
Pëlqej
Kryeministrja britanike, Teresa May ka arritur që të bëjë bashkë liderët e partive shqiptare mbrëmë në Shkup.

Ajo ka përshëndetur ata dhe ka ndarë disa porosi në një tryezë ku kanë qëndruar bashkë Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela.

Kryeministrja britanike ka qenë e shoqëruar dhe nën përkujdesjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

Por në shoqërinë e liderëve të partive shqiptare ka qenë edhe lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.


Shtuar më 18/05/2018, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori