Si po e fut Rama Shqipërinë në mes të pëplasjes së madhe Turqi-Greqi
Pëlqej
Mesdheu është në kulmin e përplasjeve të shteteve për hapësirat detare, ku spikat ajo mes Greqisë, Qipros dhe Turqisë, e cila mund të sjellë edhe një konflikt të armatosur mes vendeve.

Pjesë e kësaj përplasjeve duket se do të bëhet edhe Shqipëria, për të cilën grekët kanë plan që t'a përdorin edhe si një gurë shahu kundër Turqisë për konfliktin e tyre për zonat e gazit në Mesdhe.

Mediat greke raportojnë se qeveria e Tsiprasit është e interesuar që të përmbyllë sa më parë marrëveshjen e ujërave me Shqipërinë, e cila sipas Kotziasit pranon zgjerimin e ujërave territoriale helene me 12 milje, shkruan Albeu.com.

Marrëveshja pritet të mbyllet për Pashkë, kur edhe Tsipras do të vijë në Tiranë.

Përse gjithë ky ngut?

Qeveria shqiptare është hermetike në këtë drejtim duke mos mohuar pretendimet me 12 milje të Kotziasit, ndërkohë që publiku shqiptar është lënë në terr informativ për lëvizjet e Ramës dhe Bushatit.

Megjithatë, duket se Greqia e ka me ngut të mbyllë këtë marrëveshje me Shqipërinë sipas parimit të 12 miljeve, të cilën më pas pritet t'a përdorë si argument kundër pretendimeve të Turqisë në përplasjet e shumta të tyre në Egje.

Në këtë mënyrë, përveç se po i fal detin Greqisë, Edi Rama është duke u përdorur prej grëkeve si një gurë të lojes së tyre më të madhe gjeopolitike kundër Turqisë.

Shqiptarët e kanë pësuar sa herë kanë qenë pjesë e lojërave mes këtyre dy shteteve, rasti më i prekshëm është ai i shkëmbimit të popullsisë ku mijëra çam u dërguan në Anadoll si turq dhe në vend të tyre u vendosen ortodoksë me vendbanim në Turqi.

Mjafton ky fakt që kryeministri i vendit Edi Rama të mos i hyjë lojërave të mëdha, të cilave vendi ynë nuk ia del dot. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2018, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori